Perspektivat

Bordi drejtues i SHKK Elbasan se bashku me administraten duke pasur nje pervoje te mire ne kete fushe do ta konkuroje bindshem USHKK, ku me krijimin dhe te Unionit te tyre do te forcojne me tej rolet e Bordeve drejtuese te Shoqerive, te cilat keto do te ndikojne ne menyre pozitive ne ecurine e aktivitetit te Shoqerive e Unionit te tyre

Ne fazen aktuale, SHKK Elbasan perballet me disa sfida qe kerkojne angazhim dhe perpjekje te medha ne perballjen e tyre nga bordi drejtues e nga aministrata e Shoqerise, ku USHKK po sillet ne menyre jo te denje ndaj SHKK Elbasan, ku po mban ne menyre te paligjshme depozitat e anetarve te SHKK Elbasan ne nje shume te konsiderueshme prej mbi 405 milione leke duke provokuar falimentimin e Shoqerise.
Bordi drejtues i kesaj Shoqerie ne bashkpunim me administraten e kane perballuar me sukses kete rast te papreçedent ne sistemin financiar bankare e jobankare, ku ky mund ter jete rast unikal dhe ne jemi duke marre masa shume te rendesishme ne kete drejtim per te realizuar objektivat tona.

Zgjerimi i rrjetit dhe klienteles:

Nje nga sfidat me kryesore eshte krijimi i kushteve teknike dhe institucionale per nje akses me te gjere te sherbimeve financiare per sipermarresit e vegjel ne zonen ku ne punojme. Per vitin 2012 ne do te konsilidojme Shoqerine ne parametra bashkohore qe te perballojme te gjitha sfidat qe mund te dalin gjate aktivitetit te shoqerise.
Gjat vitit 2013 e ne vazhdim me krijimin e Unionit shoqerite do te zgjerojne ne menyre te dukshme aktivitetin e tyre si ne sasi ashtu dhe ne cilesi
Gjat viteve 2012-2017 do te rritet dukshmen nr i anetreve te rrjetit te shoqerive, nr i kredimarresve, nr i depozituesve ashtu dhe fondet vetjake te rrjetit te shoqerive dhe unionit te tyre.

Diversifikimi i produkteve

Zhvillimi institucional:
Unioni dhe rrjeti i SHKK-ve mund kete nevoje per burime te rendesishme rifinancimi ne te ardhmen, ne menyre qe t’i sherbeje klienteve te tyre ne ate shkalle qe kerkohet.Ne si Shoqeri kemi kontaktuar sot me tre banka te nivelit te dyte qe operojne ne qytetin-e Elbasanit dhe me nje fondacion qe kane shprehur ndihmen e tyre ne kete drejtim me interesa te favorshme per ShKK. Njekohesisht, mbledhja e depozitave te kursimit do te rritet dhe do te luaje nje rol akoma me te madh ne burimet e financimit te kredise. Ne menyre qe te mbrohen keto kursime dhe te mbulohen risqet e kreditimit, niveli i kapitalizimit duhet te jete akoma me i larte dhe perzgjedhja e klienteve do te behet ne menyre te kujdeshme

Edhe ne vitet e ardhshme, sektori i bujqesise dhe blegtorise ne zonat rurale do te zere nje peshe te rendesishme ne GDP-ne dhe treguesit e tjere te punesimit dhe te ardhurave ne vend.. Nje pjese e rendesishme e te ardhurave vijne nga keta dy sektore: bujqesia dhe blegtoria.

Me krizen qe ka prekur sot disa vende te Bashkimit Evropian ka ndikur ne menyre indirekte dhe direkte dhe ne vendin tone, kete neve e kemi ndjere si ne produktin e kredise ashtu dhe ne produktin e depozitave.

Nje pjese e mire e forces se lire per pune ka emigruar ne vendet fqinje si Greqia e Italia, ajo qe prek me shume ne aktivitetin tone eshte Greqia meqenese neve e kemi shtrire aktivitetin tone ne zonat rurale dhe kjo ka sjellur nje papunesi te madhe te ketyre emigranteve duke ardhur ne vendin tone dhe duke hapur aktivitete bujqesore e blegtorale.

Neve si SHKK Elbasan kemi rreth 1 vit qe nuk po e marrim me si te ardhur burimet financiare nga emigracioni dhe kete pervoje do ta shfrytezojme dhe ne te ardhmen me krijimin e Unionit e Shoqerive te reja.