Banka e Shqipërisë (BSH) ka njoftuar për emetimin e një kartëmonedhe me vlerë 10 mijë lekë e cila do të përdoret si mjet pagese vetëm në vitin 2020. Aktualisht kartëmonedha është në fazën e dizenjimit, mirëpo gjatë vitit pasues do të hyjnë në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave ekzistuese të 200, 500 dhe 1,000 lekë.
Sipas BSH-së, përcjell Telegrafi, mbajtja dhe rritja e cilësisë në nivele të kënaqshme do të realizohet nëpërmjet zhvillimit të proceseve të automatizuara të përpunimit, paketimit dhe shkatërrimit të kartëmonedhave në Qendrën e Parasë së Gatshme, duke bërë zëvendësimin e sistemeve të vjetra të përpunimit me ato bashkëkohore që përdoren nga bankat qendrore evropiane.