ALB-Progres Shoqëri Kursim-Krediti regjistruar në QKB Tiranë me Nr.Identifikimi (NUIS) K82927213U, Liçencuar nga Banka e Shqipërisë me Liçencën Nr.153 me Objekt: Marrje `Depozite dhe Dhënie Kredie anëtarëve të saj,Liçencuar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave me Licencën nr.2 për Sigurimin e Depozitave
NJOFTON
Për shpallje konkurimi për 1 (një) vend të lirë pune Për Degën “GRAMSH” në detyrën “Shërbim Klienti”
Të interesuarit duhet të plotësojnë këto kërkesa:
- Të jetë banor i Bashkisë Gramsh.
- Të ketë mbaruar studimet e larta (preferohet me eksperiencë pune).
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
Detyrat
• Identifikimi i klientëve potencial dhe promovimi i të gjithë produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Alb-Progres.
• Analiza e kërkesave të klientit që nga mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm e deri në realizimin e raport analizës.
• Bashkëpunimi me njësitë e tjera pjesë e SH.K.K për të realizuar analizën e plotë të klientit si dhe ndjekjen e klientëve me probleme.
• Menaxhimi i portofolit me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij.
Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë në adresën info@albprogres.org ose pranë zyrave të ALB-Progres në Gramsh me adresë: Rruga 10 Korriku ngjitur me Bar Mateo.
Dokumentat qe duhet te dorzohen per aplikim:
Kërkesë për aplikim.
Curriculum Vitae.
Fotokopje Kartë Identiteti dhe Çertifikatë Familjare.
Fotokopje e Diplomës dhe listës së notave.
Çertifikatë Kualifikimi (Në rastë se ka).
Afati përfundimtar i pranimit të aplikimeve është 02-Maj-2022.