
NJ O F T I M
Njoftohen Anëtarët e Shoqërisë Kursim Kreditit ALB-Progres se:
Më dt 20 Qershor 2025, Ditën e Premte ora 12.00, Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë në Selinë e shoqërisë me adresë: Elbasan, Lagjja Luigj Gurakuqi,Pallati nr.73, Kati 1(parë) Apartamenti nr.1(një), Rruga 28-Nëntori, Elbasan.
ME REND DITE SI ME POSHTE:
- Miratimin e raportit të aktivitetit të Këshillit Drejtues për vitin 2024.
- Miratimin e raportit të aktivitetit të Komitetit të Kontrollit për vitin 2024.
- Miratimin e raportit të Administratorit të Shoqërisë për vitin 2024.
- Miratimi i pasqyrave financiare dhe bilancit financiar të shoqërisë datë 31/12/2024.
- Miratimin e përdorimit të tepricës neto vjetore dhe ndarjes së rezultatit për vitin 2024, sipas përcaktimeve të parashikuara në ligjin Nr 52/2016 datë 19/05/2016 “Për Shoqeritë e Kursim Kreditit dhe unioneve të tyre”.
- Miratimin e buxhetit të Shoqërisë, për vitin 2025.
- Miratimin e shpërblimeve për: -Këshillin drejtues, -Komitetin e kontrollit dhe -Ekspertin kontabël sipas kërkesave të ligjit të Nr.52/2016 Dt.19.05.2016, neni nr.20“Asambleja e Përgjithshme” pika nr.3 germa c).
- Zgjedhja e (Organeve Drejtuese) Këshillit Drejtues të Shoqërisë për arsye të mbarimit të mandatit sipas kërkesave të ligjit të Nr.52/2016 Dt.19.05.2016“Për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe Unioneve të tyre”neni nr.20 “Asambleja e Përgjithshme” pika nr.3 germa c) dhe Neni nr.27 Këshilli Drejtues Pikat nr.3 dhe 4.
- Zgjedhja e (Organeve Drejtuese) Komitetit të Kontrollit për arsye të mbarimit të mandatit, sipas kërkesave të ligjit të Nr.52/2016 Dt.19.05.2016“Për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe Unioneve të tyre”neni nr.20 “Asambleja e Përgjithshme” pika nr.3 germa c) dhe Neni nr.31 Komiteti I Kontrollit, pika nr.1.
Nese mbledhja e Asamblese se Pergjithshme nuk mund te realizohet, per shkak te mungeses se kuorumit , asambleja do te mblidhet perseri brenda dites se neserme, po ne te njejtin orar e vend, pavaresisht numrit te anetareve pjesemarres, pra më dt 21 Qershor 2025, Ditën e Shtunë ora 12.00, Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë në Selinë e shoqërisë me adresë: Elbasan, Lagjja Luigj Gurakuqi,Pallati nr.73, Kati 1(parë) Apartamenti nr.1(një), Rruga 28-Nëntori, Elbasan.
Per çdo sqarim me te detajuar, paraqituni prane Selise se SHKK ALB-Progres ne adresen meposhteme;
Lagjja Luigj Gurakuqi, Pall 73, Ap 1, Kati 1, Elbasan
T 054 253099 E [email protected]
